Rusia kryen sulme në Ukrainë, Zelensky: Shpërthimet për Krishtlindje janë çnjerëzore

25/12/2024 09:22

Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme ruse, e cila ka shënjestruar infrastrukturën energjetike.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me sulmet që kanë ndodhur për Krishtlindje.

Ai i konsideron këto sulme çnjerëzore, teksa raportohet për më shumë se 100 dronë të hedhur në territoret e Ukrainës.

“Çdo goditje masive ruse kërkon kohë për t’u përgatitur. Nuk është kurrë një vendim spontan. Është një zgjedhje e ndërgjegjshme jo vetëm e objektivave, por edhe e kohës dhe datës.

Sot, Putini zgjodhi qëllimisht Krishtlindjet për një sulm. Çfarë mund të ishte më çnjerëzore? Më shumë se 70 raketa, duke përfshirë ato balistike, dhe më shumë se 100 drone sulmuese. Objektivat janë sektori ynë i energjisë. Ata vazhdojnë të luftojnë për një ndërprerje të energjisë në Ukrainë.

Sipas të dhënave paraprake, mbrojtësit tanë arritën të rrëzojnë më shumë se 50 raketa dhe një pjesë të konsiderueshme të dronëve. Fatkeqësisht, ka goditje. Deri më tani, ka ndërprerje në disa rajone. Punonjësit e energjisë po punojnë për të rivendosur furnizimin me energji elektrike. sa më shpejt të jetë e mundur.

Faleminderit të gjithëve që aktualisht po punon për vendin, që është në detyrë luftarake, që po mbron qiellin tonë. Le të rivendosim maksimumin. E keqja ruse nuk do ta thyejë Ukrainën dhe nuk do të shtrembërojë Krishtlindjet”, i’u është përgjigjur lideri ukrainas, Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA