Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet parlamentare në Hungari, deri në mesditë 13% më shumë se katër vjet më parë 12/04 16:41
Një avion pasagjerësh është rrëzuar pranë Aktau në Kazakistan, teksa në bord dyshohet se ndodheshin 62 persona.
Avioni, i operuar nga Azerbajxhani Airlines, shpërtheu në flakë pas rrëzimit. Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur.
30 persona raportohet se i kanë mbijetuar përplasjes, deklaruan autoritetet.
Fluturimi i Azerbajxhanit Airlines ishte në rrugë nga Baku në Azerbajxhan për në Grozny në Rusi, por u ridrejtua për shkak të mjegullës. Ai u rrëzua në qytetin Aktau pranë aeroportit, në perëndim të vendit.
Shërbimet e urgjencës po punonojnë për të shuar zjarrin në vendin e përplasjes, tha ministria e emergjencave të Kazakistanit.

Top Channel