Rusia nisi një sulm “çnjerëzor” ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës në ditën e Krishtlindjes, me shpërthime të raportuara në të gjithë vendin, tha Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky.
Është hera e trembëdhjetë këtë vit që Rusia kryen një sulm të madh në rrjetin elektrik të Ukrainës, sipas DTEK, ofruesi më i madh i energjisë në vend, duke e lënë atë në një pozicion të pasigurt ndërsa lufta po kalon në dimrin e tretë.
Të paktën një person vdiq në sulmet në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën në Kharkiv – më pak se 20 milje nga kufiri rus – tha policia kombëtare e Ukrainës, duke shtuar se ndërtesat e banimit dhe infrastruktura civile u dëmtuan në sulm. Të paktën shtatë sulme me raketa synuan qytetin, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.
Gjysmë milion familje kanë mbetur pa ngrohje në rajonin e Kharkiv në temperatura 3 gradë Celsius. Kievi ka vendosur ndërprerje të vazhdueshme për të stabilizuar rrjetin, tha DTEK.
Ndërkohë, forcat ukrainase thanë të mërkurën se sulmuan një postë komanduese ruse gjatë natës në Lgov në rajonin e Kursk, ku Kievi nisi një ofensivë të befasishme këtë vit.
Top Channel