Papa Françesku hapi Portën e Shenjtë, duke nisur zyrtarisht Vitin Jubilar i Shpresës.
Pas lutjes së ratit, Ati i Shenjtë iu afrua derës së Jubileut, e fundit në të djathtë të pesë dyerve që lejojnë hyrjen në Bazilikën e Shën Pjetrit, dhe hapi strukturën e bronxtë.
E pranishme në ceremoni ishte edhe kryeministrja Giorgia Meloni, së bashku me kryetarin e bashkisë së Romës Roberto Gualtieri dhe presidentin e Rajonit të Lazios, Francesco Rocca. Mes masash mbresëlënëse sigurie, mbi 30 mijë besimtarë ishin mbledhur sakaq në sheshin përpara bazilikës dhe përgjatë asaj që njihet si Via della Conciliazione.
Fakti që Papa Françesku e kaloi derën e shenjtë me karrocë, u interpretua si referencë e forte ndaj imazhit të kësaj porte në vitin 2000 kur Shën Gjon Pali II, i pllakosur nga sëmundja, e coi Kishën në mijëvjeçarin e ri. E ky imazh ishte akti i parë i Vitit të Shenjtë që Bergoglio donte t’i kushtonte shpresës. Dhe pikërisht shpresa, si kundërpërgjigje ndaj vujatjeve të botës, ishtë në qendër të predikimit të kreut të Kishës Katolike.
“Shpresa që lind këtë natë nuk toleron përtacinë e atyre që shijojnë komoditetin e vet, nuk lejon maturinë e rreme të atyre që nuk dalin nga rruga e vet nga frika e kompromentimit dhe llogarive që bëjnë në kokë duke menduar vetëm për veten. Ajo është e papajtueshme me jetën e qetë të atyre të cilët nuk e ngrenë zërin kundër të keqes dhe kundër padrejtësive që u bëhen të varfërve. Përkundrazi, shpresa e krishterë kërkon nga ne guximin të shpalosim përgjegjshmërinë e dhembshurinë tonë.”
Shpresa nuk ka vdekur, ajo është e gjallë dhe mbështjell jetën tonë përgjithmonë përsëriti Papa, duke kujtuar se nata e Krishtlindjes është “nata në të cilën dera e shpresës hapet gjerësisht në botë”. Motoja e këtij vitit jubilar, “Pelegrinë të Shpresës”, korrespondon me rolin që Françesku sheh për veten dhe kishën në një botë plot kriza dhe konflikte.
Për vite me radhë ai është ankuar se bota është në një “luftë të tretë botërore”, që në thelb është globalizuar dhe shpesh prek më të varfërit e botës teksa denoncon me forcë eksportet e armëve dhe luftërat.
Top Channel