Nga gjeli i detit britanik i mbështjellë me proshutë, te proshuta e pjekur suedeze Julskinka, dhe gëza e mbushur gjermane – këtë vit, këto receta do t’ju ofrojnë frymëzim të ri për tryezën tuaj të festës.
Për Krishtlindje! Përveç familjes, miqve dhe shumë dhuratave, në këtë periudhë festash është e domosdoshme një meny e shijshme festive. Nga një sërë gatimesh ndërkombëtare, ne kemi parë me hollësi tre receta.
Britani e Madhe: Gjel deti me proshutë
Në Britaninë e Madheshërbehet për Krishtlindje një gjel deti. Por a i përgatitet në mënyrë speciale, gjoksi i tij mbështjillet me proshutë, çka e bën më të shijshëm dhe nuk e lë të thahet. Pas një kohe të gjatë gatimi, gjeli i është gati për darkën e Krishtlindjes.
Suedi: Proshutë e pjekur
Në Suedi, shërbehet Julskinka, një proshutë që piqet pasi është zier në një lëng të pasur me erëza dhe më pas lyhet me një glazurë të ëmbël dhe të thartë. Për të shoqëruar këtë pjatë, nuk mund të mungojë Glögg, vera e ngrohtë tradicionale skandinave.
Gjermani: Patë e mbushur
Në Gjermani është traditë pata e pjekur. Pata mbushet me mollë, qepë dhe erëza, dhe shoqërohet me knodel dhe lakër të kuqe. Shih videon për të parë se me çfarë e mbush atë kryekuzhinieri në Nuremberg.
Pavarësisht nëse jeni në Britaninë e Madhe, Suedi apo Gjermani, një mish i pjekur i shijshëm është gjithmonë pjesë e domosdoshme e tryezës festive të Krishtlindjes!/ DW
Top Channel