Pikërisht në periudhën më të ngarkuar të vitit, kompania amerikane e fluturimeve “American Airlines” ndërpreu fluturimet për shkak të një problemi teknik, që komplikoi planet e udhëtimit të shumë amerikanëve.
Edhe pse situata nuk zgjati përveçse përkohësisht, platformat që përcjellin fluturimet njoftuan se vonesat të martën kishin prekur 1,447 fluturime në Shtetet e Bashkuara dhe drejt këtij vendi.
Kompania e njohur ajtore u detyrua të lërë në tokë të gjithë avionët, duke prekur 3320 fluturime brenda Shteteve të dhe 581 fluturime ndërkombëtare. Nga sa pohuan autoritetet, problem teknik kishte ndikuar në të gjithë sistemin e saj elektronik.
Miliona amerikanë pritet të udhëtojnë brenda 10 ditëve të ardhshme. Sipas agjencisë amerikane për transportin, ky numër pritet të kapë shifrën prej 40 milionë pasagjerësh deri më 2 janar, ndërkohë që ditët më të ngarkuara pritet të jenë e enjtja, e premtja dhe e diela.
Krahas vonesave, priten reshje shiu dhe bore në pjesën veriperëndimore të Paqësorit dhe stuhi në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Këto janë festat e para në Shtetet e Bashkuara që kur Departamenti i Transportit mori vendimin që i detyron linjat ajrore që të kompensojnë pasagjerët për vonesa apo anulime të fluturimeve.
Ndërkohë, sipas organizatës ‘AAA’ që vëzhgon komunikacionin gjatë festave gjatë këtij sezoni rreth 90 për qind e amerikanëve udhëtojnë me makina.
Top Channel