Greqi/ Familja mbretërore merr nënshtetësinë për 24 orë, reagon opozita

24/12/2024 12:36

Katër muaj pasi një prej fëmijëve të ish mbretit të Greqisë, Konstandina u martua në Athinë mes duartrokitjeve dhe entuziazmit të admiruesve të monarkisë, anëtarët e ish-familjes mbretërore të Greqisë kanë dorëzuar kërkesën  e aplikimit për marrjen nënshtetësinë greke.

Dhe ajo që ka bërë përshtypje të madhe është aprovimi i saj dhe publikimi brenda 24 orëve  në fletoren zyrtare të vendimit . Deri sa vdiq në janar të vitit 2023, Konstandini 2 refuzoi të hiqte dorë nga çdo e drejtë për fronin grek për pasardhësit e tij . 5 fëmijëve të ish-mbretit dhe 5 fëmijëve të djalit të parë, Pavlos, ju është hequr nënshtetësia prej vitit 1994.

Tashmë si shtetas grekë , meshkujt  brenda kufirit të moshës do të thirren për të kryer detyrimet ushtarake. Tek kërkesa e aplikimit ata kanë deklaruar se kanë njohur zyrtarisht sistemin republikan të qeverisjes së vendit, duke hequr dorë nga titujt dhe pretendimet për fronin, 50 vjet pas shfuqizimit të monarkisë.

Por  zgjedhja e mbiemrit “De Grece” ,që nga frëngjishtja përkthehet i Greqisë,ka shkaktuar reagime  dhe socialistët grekë e konsiderojnë si mosnjohje të tërthortë të sistemit ekzistues shtetëror . Ndërsa edhe Partia e Majtë Syriza thekson se rendi juridik grek nuk njeh tituj fisnikërie.

Gjithashtu partitë opozitare kritikojnë qeverinë Mitostakis që me dhënien në kohë rekord të nënshtetësisë për anëtarët e ish familjes mbretërore, i shkel syrin përkrahësve të kahut të djathtë.Zërave për përfshirje në politike , burime pranë familjes u përgjigjen  se  “nuk do të bëjnë asgjë, thjesht do të kenë një rol social, një prezencë më të fortë dhe më të rregullt në atdheun e tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA