VIDEO/ Momenti kur forcat iraniane kërcënojnë anijen amerikane që tentonte të futej në Ngushticën e Hormuzit: Ndryshoni drejtim ose do hapim zjarr
Ambasadori rus në Tiranë nuk mori pjesë në darkën tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik, organizuar nga qeveria.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se mungesa e tij është zgjedhje e rëndë e Rusisë dhe jo e Shqipërisë.
Ai ripërsëriti mbështetjen e Ukrainës, duke theksuar se Rusia kreu një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë.
Rama: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës. Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur. Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj!
Shpresoj po ashtu me shpirt që viti i ri të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës, që do t’i japë fund vuajtjes se pambarimte të popullit në Gaza e po ashtu kalvarit tronditës të pengjeve që ende mbahen të burgosur në errësirën e bodrumeve mesjetare të Hamasit. Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen me dy shtete, por më lejoni të jem i qartë, asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është e mundur sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë. Të presësh paqe nën influencën e tyre do të ishte po aq naive sa të përpiqeshe të ndërtoje Europën e pas Luftës së Dytë Botërore përkrah batalioneve të SS-ve.
Top Channel