Aktori Bruce Willis vazhdon të luftojë betejën e tij me afazinë dhe demencën frontotemporale, me familjen e tij vazhdimisht në krah.
Lajmi për problemin shëndetësor të aktorit 69-vjeçar u bë i ditur në vitin 2022. Që atëherë, aktori i njohur është tërhequr nga aktrimi dhe po merret me problemin e tij shëndetësor larg syrit të publikut. Vajzat e aktorit kanë ndarë herë pas here disa video me të atin në rrjetet sociale.
Këtë herë vajza e tij, Scout , ka postuar një video prekëse, në të cilën shihet aktori duke e përqafuar. Së fundmi, Demi Moore, ish-bashkëshortja e Bruce Willis dhe nëna e Scout, ka folur në një intervistë që ka dhënë për CNN për gjendjen shëndetësore të yllit të Hollivudit , duke pohuar se ai është në një gjendje shumë të qëndrueshme.
Për disa kohë, anëtarët e familjes së Willis kanë dhënë përditësime të rregullta mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe tani ka qenë Demi Moore, ish-gruaja e tij, ajo që ka folur për gjendjen e tij. Ata u martuan në vitin 1987 dhe qëndruan së bashku deri në vitin 2000, duke pasur tre vajza: Rumer, 36 vjeç, Scout, 33 vjeç dhe Tallulah, 30 vjeç. Megjithëse janë ndarë, Moore ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Bruce Willis dhe bashkëshorten e tij aktuale, Emma Heming.
Në një intervistë për CNN, Moore theksoi se, duke marrë parasysh rrethanat, Willis është aktualisht në një “vend të qëndrueshëm”. Ajo e theksoi rëndësinë e pranimit të gjendjes aktuale të një personi që po lufton me një sëmundje të tillë, duke thënë: Është kaq e rëndësishme të takosh dikë aty ku është, dhe nga ky vend ka kaq shumë dashuri dhe gëzim./ TAR
Top Channel