Prenotimet në Vlorë për fundvit! Qyteti bregdetar tërheq pushues nga Kosova dhe diaspora për festa
22/12 13:18
Pas një seance që zgjati mbi gjashtë orë, Këshilli Bashkiak Fier miratoi buxhetin e vitit 2025 me 34 vota pro, dy kundër dhe dy abstenime. Mbledhja u shoqërua me debate për rritjen e pagave për disa kategori të administratës.
Një tjetër çështje e nxehtë e mbledhjes ishte mungesa e transmetimit live, gjë që u cilësua nga këshilltarët e djathtë si mungesë transparence.
Buxheti i 2025-ës, me vlerë 2.7 miliardë lekë, do të përqendrohet në përmirësimin e infrastrukturës publike dhe shërbimeve në Fier, ndërsa një pjesë e rëndësishme e tij do të shkojë për shlyerjen e borxhit prej 90 milionë lekësh që bashkia ka akumuluar.
Top Channel