Shi dhe borë në qarkun e Shkodrës, situata me qarkullimin në rrugë
23/12/2024 09:55
Reshje bore kanë përfshirë gjatë natës qarkun e Shkodrës.
Aktualisht, raportohet se akset rrugore në Shkodër janë të kalueshme.
Në segmentin rrugor Qafe Mali – Fierzë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, ndaj apelohet që drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në zona malore të përdorin goma dimërore.
Ndërsa në Malësinë e Madhe dhe në Vaun e Dejës, ka reshje shiu me intensitet të lartë dhe erë të fortë. Aktualisht, nuk raportohen probleme në qarkullim.
Po ashtu, reshjet e shiut vazhdojnë në Fushë Arrëz, Velipojë dhe Lezhë, ndërkohë që funksionimi i rrjetit të kullimit dhe argjinaturat po mbahen ne monitorim.
Top Channel