Disa persona janë shoqëruar deri më tani në protestën e organizuar nga opozita.
Gjatë shoqërimit të një protestuesi tek Bashkia, ka ndërhyrë edhe Belind Këlliçi, i cili u përplas me policin.
Këlliçi: Ke gjet naj trafikant, drejtor këtu?
Polici: Hap rrugën.
Pesë akset kryesore të Tiranës u bllokuan për rreth tre orë, pas tubimit të organizuar nga opozita. Kjo shkaktoi irritim nga qytetarët të cilët po udhëtonin në këto akse. Policia tentoi disa herë të lironte rrugët, por pa sukses.
Tensionet dhe përplasjet më të mëdha ishin në sheshin Wilson dhe Pallatin dhe Shigjeta.
Gjatë përplasjes me policinë, deputeti Agron Gjekmarkaj ra në tokë pa ndjenja, ndërsa akuzon blutë se e shtynë ata.
Ai aktualisht ndodhet tek Trauma, ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.
Edhe deputetët Erisa Xhixho dhe Flamur Noka u përplasën me policinë gjatë tubimit.
Ndryshe nga protestat e tjera, nuk pati hedhje të gazit lotsjellës apo boteve me ujë, në tubimin e kësaj të hëne.
Kreu i PD, Sali Berisha, i cili e nisi protestën nga Rruga e Elbasanit dhe marshoi drejt akseve të tjera ku ndodheshin protestues tha se mosbindja civile vijon, ndërsa qytetarët duhet të bëhen gati për protestën e ardhshme.
Top Channel