U prezantua sot në Tiranë plani për të përfshirë Shqipërinë në garën e famshme çiklistike Giro D’Italia Grande partence.
Për tre ditë në muajin maj mijëra çiklistë nga gjithë bota do garojnë në rrugët e Shqipërisë. 800 milionë persona do e ndjekin garën direkt tha Rama.
“Jam shumë i kënaqur të themi që kemi marrë konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. E di që zgjedhjet janë shumë dhe ka shumë vende që konkurrojnë këtë nisje të garës që ka 15 vjet që është vendosur dhe për këtë jam edhe më i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë më të mëdhenj e më të pasur. Për t’u treguar po ashtu vendin tonë të mrekullueshëm 800 milionë spektatorëve në 200 stacione televizive në gjithë botën që transmetojnë drejtpërdrejtë “Giro d’Italia””, tha Rama.
Top Channel