Presidenti i Milanit nuk i kurseu “kunjat” për “kushërinjtë” zikaltër, duke thënë se plani i klubit nuk ka një strategji të mirëfilltë dhe këtë e treguan menjëherë pas përfundimit të sezonit të kaluar, kur u shpallën kampion dhe më pas falimentuan.
Në fjalën e tij, Gerry Cardinale zgjodhi që të kritikonte rivalët e përjetshëm, edhe pse tha që fjalët shkuan për presidentin Zhang.
Gjithsesi, kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga presidenti në detyrë i Interit, Beppe Marotta, i cili iu përgjigj menjëherë “zjarr me zjarr”.
“Nuk do të kisha dashur të flisja për këtë temë, por meqë ju më pyesni, mendoj se është e drejtë të përgjigjem. Këto janë deklarata të pavenda, deklarata të papërshtatshme, mosrespektim i prestigjit dhe imazhit të klubit tonë. Besoj se Cardinale ka bëri rrëmujë.
Është e vërtetë që vitet e kaluara tona aksioneri në mazhorancë (Steven Zhang) kaloi në momente të vështira financiare dhe ekonomike, por u mbështet menjëherë nga Oaktree.
Prej dy vitesh, Oaktree është pronar i klubit tonë, ne kemi hartuar udhëzimet dhe mbaj mend që menaxhimi i Interit është krejtësisht ndryshe. Ne i përgjigjemi “fair play”-it financiar dhe licencave kombëtare, të cilat janë shumë të rrepta.
Le të shtojmë pak ironi. Ne jemi skuadra e vetme në Milano që kemi dy yje”, tha Marotta për Sky.
Përveç komentimit të deklaratave të Cardinales, Marotta foli më pas për luftën e vështirë për titull: “Është bukuria e kampionatit tonë, që është më konkurruesi në Europë. Objektivat e ekipit për vitin 2025? Le të themi që kryesori është Superkupa”.
Së fundi për rinovimin e Simone Inzaghit, ai tha: “Unë besoj se rezultatet flasin vetë, Inzaghi është integruar shumë mirë në klubin tonë. Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer si me pronarët ashtu edhe me menaxhmentin. Ai ka dëshmuar se është një trajner i madh. Shpresoj që kjo martesë të zgjasë edhe më gjatë”.
Top Channel