Biznesmeni Rrapaj humb ndjenjat kur dëgjon akuzën për grup kriminal, Beqaj pyet gjykatën: Po lekët ku janë?

23/12/2024 11:58

Biznesmeni Ilir Rrapajt humbi ndjenjat në seancën e sotme në GJKKO sapo ka dëgjuar rëndimin e pozitës së tij, ku së bashku me ish-ministrin Ilir Beqaj akuzohen edhe për grup të strukturuar kriminal.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca gjyqësore do të shtyhet për në 9 janar për t’ju lënë kohë avokatëve qe të japin qëndrimet e tyre mbi sugjerimin e gjykatës për rikualifikimin e veprës penale.

Gjatë seancës, teksa dëgjonte që t’i rëndohej akuza, ish-ministri Ilir Beqaj pyeti: Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët?

Ndërkohë që për gjashtë të tjerët, gjyqtarja tha se duhet të qëndrojnë në fuqi akuzat e ngritura nga SPAK dhe konkretisht shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve.

Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë seancës prokurori ka pyetur gjyqtaren: ju rikualifikuat akuzën duke e ndryshuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal. Sipas jush për kë kane vjedhur? Për vete apo për të tjerë?

Kësaj pyetjeje gjyqtarja i është përgjigjur: sipas akteve kane vjedhur këta të tre që sugjeroj rikualifikim akuze.

Gjykata kërkoi SPAK hetimin e 10 zyrtarëve të tjerë, pranë ministrisë të shëndetësisë, për veprat e shkeljes së barazisë në tendera, dhe korrupsion.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA