“Agron, ujë more ujë”, momenti kur Gjekmarkaj bie në tokë pa ndjenja, protestuesit i japin ndihmën e parë

23/12/2024 22:14

Top Channel ka siguruar momentin kur deputeti demokrat Agron Gjemakraj ka rënë në tokë pa ndjenja.

Ai tha për Top Channel se është shtyrë nga policët gjatë protestës.

“Më shtynë policët dhe u rrëzova pa ndenja. Kam aritmi, nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, po shkoj drejt spitalit ushtarak”, u shpreh për Top Channel Gjekmarkaj pas situatës së krijuar.

Aktualisht Gjekmarkaj ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.

Kreu i PD, Sali Berisha ka shkruar ta vizitojë nënkryetarin e PD, njëherazi edhe nënkryetarin e Parlamentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA