Video/ Pamje apokaliptike, të paktën 94 të vdekur nga cikloni ‘Shinto’

22/12/2024 14:46

Të paktën 94 persona kanë humbur jetën që nga cikloni Shinto në Mozambik, sipas raportit të fundit të shpallur sot nga Instituti i vendit për Menaxhimin e Rrezikut dhe Fatkeqësive.

Numri i dëmeve nga cikloni, i cili gjithashtu shkaktoi kërdi në arkipelagun e vogël francez të Mayotte, u rrit gjithashtu, me të paktën 110,000 shtëpi të shkatërruara në Mozambik, i cili u godit nga cikloni javën e kaluar.

Erëra që arrijnë “rreth 260 km/h” dhe shi “250 mm në 24 orë” goditën provincën e Cabo Delgado (në veri) , ku janë përqendruar më shumë se 500,000 nga 620,000 personat e prekur nga stuhia.

Fotot nga Unicef ​​në zonën më të goditur të Mekoufit tregojnë skena dëshpërimi me çatitë e shkatërruara nga ndërtesat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA