Një grup kriminal, i cili shpërndante drogë në Ahaia të Greqisë, është shkatërruar nga anti-droga e Patras. Sipas Policisë, janë arrestuar katër persona dhe janë sekuestruar sasi kokaine dhe marijuanë.

Sipas informacioneve, katër persona, 2 grekë dhe 2 shqiptarë, kishin krijuar një grup kriminal dhe shpërndanin sasi të mëdha kokaine në Patra dhe Kato Ahaia.

Mirëpo, ata nuk i kanë shpëtuar radarit të efektivëve të Departamentit të Drogës në Policinë e Patrës, të cilët i kanë gjurmuar dhe kanë vëzhguar lëvizjet e tyre për më shumë se 4 muaj.

Kontrollet në banesat e 4 trafikantëve dhanë rezultat, pasi u sekuestrua një sasi prej 700 gramë kokainë, si dhe marijuanë.

Spiralja duket se ka tregtuar drogë në të paktën 100 raste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA