Qyteti i Vlorës është kthyer në një destinacion për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.
Hotelet por edhe restorantet kanë përzgjedhur paketa të dedikuara dhe ofrojnë shërbime shtesë me menu e aktivitete festive. Operatorët turistikë thonë se vitet e fundit Vlora po tërheq gjithnjë e më shumë pushues nga Kosova e diaspora.
“Shumë subjekte kanë nxjerrë subjekte të ndryshme. Oferta fillon nga 6000 lekë për person, ku përfshihet komplet darka dhe më pas janë hotelet me një natë, ku oferta fillon nga 13000 lekë për person, ku përfshin dhe darkën galë e muzikën live”, shprehet Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë të jugut.
Ndërkohë dhe hoteleritë kanë të rezervuara paraprakisht deri në 40% të kapacitetit të tyre. Përveç operatorëve turistikë këtë vit edhe bashkia e Vlorës ka organizuar koncerte dhe evente të ndryshme për natën e ndërrimit të viteve.
Top Channel