Publikohen bilanci tragjik që nga fillimi i luftës në Gaza nga Ministria e Shëndetësisë së enklavës.
Të paktën 42.259 palestinezë kanë humbur jetën dhe 107.627 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që në 7 tetor të viti 2023.
Në përditësimin e saj, ministria thekson se 2 persona kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit.
Izraeli po vazhdon të kryejë sulme të përditshme në Gazë edhe më shumë se 14 muaj pas fillimit të luftës me Hamasin. Izraeli thotë se synon vetëm militantët, duke i akuzuar fshihen mes civilëve, por bombardimet shpesh vrasin gra dhe fëmijë.
Lufta në Gaza filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.
Izraeli thotë se të paktën një e treta e të vrarëve kanë qenë militantë dhe thotë se përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve.
Top Channel