Aktorja Blake Lively ka ngritut akuza për ngacmim seksual kundër aktorit dhe regjisorit të filmiit “It Ends with Us”, Justin Baldoni.
Sipas ankesës së Lively, gjërat u përkeqësuan aq shumë gjatë prodhimit të filmit, i cili u shfaq në gusht të këtij viti, sa u mbajt një takim për të adresuar pretendimet e saj për një mjedis pune armiqësor, ku mori pjesë edhe bashkëshorti, Ryan Reynolds.
Ankesa thotë gjithashtu se Lively kërkoi gjatë xhirimeve që asaj nuk do t’i kërkohej më të shtonte skena seksi, përtej asaj që ajo kishte miratuar kur nënshkroi në projekt. Ajo pretendon se kërkesat u përqafuan dhe u miratuan nga studioja, por Baldoni dhe kompania e prodhimit, Wayfarer Studios, më vonë u angazhuan në një fushatë “manipulimi social” për të “shkatërruar” reputacionin e saj.
Fushata publicitare për ‘It Ends with Us’, e bazuar në një roman romantik nga Colleen Hoover që përmban përshkrime të dhunës në familje, pati një fillim të vështirë në gusht kur ekspertët e mediave sociale vunë re se Baldoni mungonte në ngjarjet publicitare.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga aktori dhe regjisori Baldoni.
Top Channel