Një taksist në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se i ka marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparatë celularë.

Policia e Tiranës raporton se pas marrjes së  kallëzimit nga një 20 vjeçar i cili tha se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26 vjeç,

Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar  në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë  shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA