EMRAT/ Sherr me sende të forta mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre plagosen rëndë
22/12/2024 13:13
Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta mbrëmjen e së shtunë rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.
Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë të paktën 6 persona. Prej tyre ka pasur edhe të gjakosur. Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 3-4 persona, por mësohet se 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të plagosur më rëndë. Ata kishin pasur të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Top Channel