Pas Eglit, një tjerë banor ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother Vip 4”.

Ai është artisti G-Bani, i cili para se të hynte në shtëpi, ka performuar live me këngëtaren Anxhela Peristeri. Pas performancës, moderatori Ledion Liço njoftoi se G-Bani ishte ai që do i bashkohej spektaklit si banor.

G- Bani është 43 vjeë, me origjinë nga Puka por që 12 vjeç ka jetuar disa vite në Greqi, më pas në Suedi e që prej 2015-ës jeton në Angli. Ai ka pasur dhe momente të vështira, teksa kur ka qenë i vogël i ka shpërthyer një kapsollë dinamiti në sy. Në Shqiperi nuk kishte mundësi kurimi prandaj si familje kanë shkuar në Greqi, në këmbë nga mali.

Duke jetuar në Greqi ka nisur dhe krijimet e tij të para muzikore sepse i pëlqente shumë të shkruante dhe i pëlqente muzika hip hop. Nga pjesëmarrja e parë në “Top Fest 1” ka vijuar me disa këngë të tjera, por gjatë viteve që jetoi në Suedi e më pas në Angli, u shkëput tërësisht nga muzika sepse donte fillimisht të rregullonte veten dhe familjen me dokumentet angleze. Thotë se është legjendë dhe do rikthehet edhe njëherë në botën e muzikës nëpërmjet “Big Brother Vip”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA