UET vlerëson Majlinda Bregun! Certifikatë mirënjohje për ish ministren, për kontributin në bashkëpunimin rajonal

21/12/2024 12:35

Në shenjë vlerësimi për lidershipin e saj frymëzues, përkushtimin për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të Evropës Juglindore, Universiteti Europian i Tiranës nderoi me Certifikatë Mirënjohjeje ish-ministren e Integrimit, znj. Majlinda Bregu.

Ky vlerësim vjen në përfundim të dy mandateve që Bregu mbajti në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, duke u bërë e para grua shqiptare që mban një post drejtues në një organizatë të madhe rajonale.

Si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu tha se u mundua bashkë me stafin t’i kthejë Shqipërisë seriozitetin e bashkëpunimit të një procesi ndërkombëtar.

Pavarësisht se ngriti një sërë çështjesh të ngutshme që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare dhe me dëshirën që ato të jenë pjesë e debatit publik, Bregu nuk specifikoi nëse kontributi i ardhshëm do të jetë në politikën e brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA