Një ditë pasi Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi se ambasadat e gjashtë shteteve, përfshirë ato të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, janë dëmtuar si pasojë e sulmeve ruse në Kiev, disa dronë goditën ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, në një valë goditjesh që e detyroi aeroportin e qytetit të pezullojë përkohësisht fluturimet.

Autoritetet në Tatarstan pohuan se të paktën tetë dronë e sulmuan Kazanin mëngjesin e sotëm, e pesë prej tyre goditën ndërtesa banimi. Edhe pse Kievi vetë nuk ka bërë ende asnjë koment, ministria ruse e mbrojtjes insistoi se dronët ishin me origjinë ukrainase. Kazani ndodhet rreth 800 kilometra në lindje të Moskës. Në një deklaratë të saj Ministria e Mbrojtjes e Rusisë sqaroi se të paktën një “mjet ajror ukrainas, pa pilot, u shkatërrua mbi territorin e Republikës së Tataristanit nga forcat e mbrojtjes ajrore në detyrë”. Në të kaluarën, në shënjestër të sulmeve të dronëve ukrainas kanë qenë vendet ushtarake dhe industriale ruse në rajon. Sulmi i një dite më parë ndaj ndërtesës në Kiev që strehonte disa ambasada, shkaktoi dëme materiale por jo viktima.
Autoritetet ukrainase e theksuan se stafi diplomatik nuk është lënduar. Në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, është thënë se “si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik”.
Top Channel