Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Ana Kurti, artisti Frederik Ndoci rrëfen sesi e ka njohur Parashqevi Simakun, këngëtaren e njohur e cila është kthyer në vëmendjen e publikut së fundmi pas ‘rigjetjes’ në New York.
Frederik Ndoci rrëfen se motra e tij, Rita, ka pasur miqësi të ngushtë me Parashqevi Simakun. Ai thotë se kjo e fundit, diferencohej nga kolegët e tjerë për shkak të sjelljes së saj, e matur dhe intuitive, tregon Ndoci.
“Parashqevia ka qenë shoqe me motrën time të madhe, Ritën. Kanë fjetur bashkë, ajo ka ardhur në shtëpinë tonë. Ka pasur gjithmonë respektin, nuk kam guxuar ta shoh 6 sekonda në sy se kam qenë i martuar, unë kam lindur i martuar (qesh).
Ka qenë shumë e mirë, shumë kinge. Ishte dhe artiste, kishte një pedancë që nuk ishte e lehtë. Nuk ka femra të lehta, por ka që i marrin punët lehtë. Ajo ishte shumë e matur për shumë gjëra”-u shpreh Frederik Ndoci.
Top Channel