Dhuna mes adoleshentëve, mjekët të shqetësuar: Mblidhen në grupe, të papërgjegjshëm për dëmet

21/12/2024 16:54

Ndonëse nuk ka një statistikë të saktë në lidhje me dëmtimet me thikë ndërmjet adoleshentëve, por sipas mjekut kirurg Prof. Arben Zeneli, i cili ka asistuar shpesh dëmtime të tyre, këto raste janë të vështira për t’u trajtuar edhe nga ana mjekësore.

Dr. Zeneli thekson se vihet re një trend i adoleshentëve për t’u organizuar në grupe për t’u konfliktuar.

“Nuk janë të vetmet këto që ndodhen nëntor, por këto morën vëmendje për shkak të rastit të Martinit”, tha si fillim profesori.

Mjekët që i asistojnë pas dëmtimeve, shpesh të pamëshirshme, në bisedat me ta gjatë rehabilitimit vënë re se nuk shfaqin pendesa dhe kjo e bën më shqetësuese situatën.

Prof. Zeneli bën thirrje për masa më të ashpra për të parandaluar duke nisur që nga familja, e jo për të penalizuar.

“Ata janë fajtorët më të vegjël. Fajtor jemi ne. Po rrisim një gjeneratë qe nuk e di vlerën e jetës, që nuk e ka problem çka i shkakton tjetrit dhe devijimin e jetës se tij, e cila në fund streson gjithë shoqërinë”, shton Zeneli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA