Atentati ndaj “të fortit të Vlorës”, SPAK shpall pretencën, ja sa vite kërkon për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli

21/12/2024 14:47

Për atentatin ndaj Inez Hajrullahut, i njohur si “i forti i Vlorës”, SPAK ka shpallur pretencën për tre të dyshuarit.

Për Leonard Luzin SPAK kërkon 11 vite burg, për Muharrem Koroveshin 10 vite burg dhe për të penduarin e drejtësis Amarildo Nikolli 2 vite e 9 muaj burg.

Të tre të pandehurve u ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se pretenca u shpall nga prokurorja e posaçme Dolireza Musabelliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA