VIDEO/ Vetëm pak metra larg! Rama i dërgon letër Kurtit dhe largohet nga Kuvendi, ja si reagon kryeministri i Kosovës

20/12/2024 17:00

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër homologut të tij, Albin Kurti, edhe pse ishin shumë pak metra larg nga njëri-tjetri.

Ai e ka marrë letrën përmes njërit prej punonjësve të Kuvendit dhe e ka hapur shumë më pas.

Pasi letra është marrë nga Kurti, Rama është larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës mbajtën sot një seancë të përbashkët në Prishtinë.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 130 deputetë, ku 70 ligjvënës ishin nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pjesë e seancës ishin edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve. Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën  të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm, vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.

Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për t’u zhvilluar në Gjakovë, por u anulua.

Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA