Gjashtë persona mes tyre një fëmijë, u vranë sot në një sulm ukrainas në qytetin Rylsk në rajonin Kursk të Rusisë.
Dhjetë të plagosur, përfshirë një 13-vjeçar, u dërguan në një spital lokal me lëndime të lehta, shkroi guvernatori i zonës, Alexander Khinshtein në Telegram.
“Ajo që ndodhi sot është një tragjedi e madhe për të gjithë ne. Do mbajmë zi së bashku me familjet e viktimave. Askush nuk do të mbetet pa mbështetje. Ata që janë përgjegjës për sulmin do të marrin atë që meritojnë”, shkroi Khinshtein.
Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, tha se Moska do ta sjellë çështjen e sulmit në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten.
Më herët, Khinshtein tha se Ukraina kishte lëshuar raketa HIMARS të furnizuara nga SHBA, duke dëmtuar disa ndërtesa, përfshirë një shkollë, një qendër rekreative dhe rezidenca private në Rylsk, që ndodhen vetëm 26 km nga kufiri me rajonin Sumy të Ukrainës.
Top Channel