Tragjedi në Detin Egje! Skafisti tenton t’i shpëtojë ndjekjes, por përplaset me motovedetën, tetë emigrantë të vdekur mes tyre tre fëmijë

20/12/2024 11:57

Një tjetër ngjarje  e rëndë me protagonistë emigrantë klandestinë  ka ndodhur në brigjet greke pranë ishullit të Rodosit gjatë orëve të para të mëngjesit.

Deri tani janë nxjerrë nga ujërat e ftohta të Egjeut  trupat e 8 personave, mes tyre 3 fëmijë 2-8 vjeç dhe janë shpëtuar 18 persona të tjerë. Lidhur me ngjarjen prokuroria e Rodos ka nisur një hetim, ndërsa është vënë në pranga edhe drejtuesi i motoskafit, një shtetas turk.

Sipas rojës bregdetare greke, një motovedetë e kësaj force identifikoi një motoskaf i cili po transportonte emigrantë nga Turqia me destinacion ishullin grek të Rodosit  dhe iu vu në ndjekje.

Në rrethana që ende nuk dihen, drejtuesi i motoskafit tentoi ti largohet ndjekësve duke kryer manovra të rrezikshme. Dëshmitarë okularë thanë se dy mjetet u përplasën, ndërsa roja bregdetare deklaroi se prej manovrave të rrezikshme disa prej klandestinëve ranë det.

Roja bregdetare greke është gjendur shpesh herë nën kritika për shkak të metodave jo konvencionale që përdor për të penguar fluksin e emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Greqi nëpërmjet hapësirës detare të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA