22/01 20:12
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Magdeburg në një postim në rrjetin social X.
“Ngushëllimet për familjen e viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Ne do qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut. Falënderoj gjithashtu shërbimet e urgjencës në këto orë të vështira”, shkroi Scholz në X.
Kujtojmë se reagimi i kancelarit vjen pas ngjarjes së rëndë të kësaj mbrëmje në Magdeburg, ku një makinë u fut në mes një turme njerëzish në një treg Krishtlindjesh. Raportohet se të paktën një person ka humbur jetën dhe 68 të tjerë janë lënduar. Ndërkohë 15 prej të lënduarve kanë marrë dëmtime serioze.
Top Channel