Opozita tubim në mes të shiut para bashkisë/ “Hapni rrugën! Kam fëmijët në shkollë”, debat mes qytetarëve dhe protestuesve
20/12/2024 14:23
Edhe pse kjo e premte është shoqëruar nga reshjet e shiut, opozita e ka vijuar protestën para bashkisë së Tiranës.
Deputetët dhe mbështetësit bllokuan rrugën kryesore të kalimit të automjeteve, e për pasojë kjo gjë ka nervozuar qytetarët. Për të evituar ndonjë incident dhe për mbarëvajtjen e sigurisë, kishte dhe efektivë policie.
Një prej tyre ka dalë nga makina dhe iu ka kërkuar protestuesve që të hapin rrugën për vijuar rrugën.
“Hapni rrugën!”, “Hap rrugën o zotëri! Kam fëmijët në shkollë. Hapuni të kalojmë ne dhe vazhdoni”, dëgjohet të thonë qytetarë që kanë mbetur në mes të rrugës për shkak të bllokimit.
Deputeti Klevis Balliu ishte po ashtu në protestë, i cili debatoi me efektivët.
Top Channel