Kryeministri Edi Rama mori një dhuratë nga ish-luftëtari i UÇK-së Rexhep Selimi, i cili është i paraburgosur në Hagë.

Ndërsa shpreh mirënjohje, kreu i qeverisë shprehet se mezi pret që të marrë “fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”.

“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, ka shkruar Rama.

Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve. Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën  të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm, vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.

Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për t’u zhvilluar në Gjakovë, por u anulua.

Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA