
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një shtëpi në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i dha fund jetës.
Viktima dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.
Mediat vendase raportojnë se gruaja ishte edhe 4 muajshe shtatzënë.
34-vjeçarja për motive akoma të panjohura, qëlloi veten me armë brenda shtëpisë, pas mesnatës.
Pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematoma në trupin e të ndjerës.
Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se pranë trupit të viktimës është gjetur një pistoletë.
Top Channel