“Duhet me prit për superbashkimin”, Spiropali në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve Kosovë- Shqipëri: Kur s’ke pulën do hash shpend tjetër

20/12/2024 11:40

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve Kosovë dhe Shqipëri.

Spiropali: Jam me origjinë nga bregu i Labërisë, por me shtëpi zemre s’jam nga Prishtina dhe Prizreni, po kështu secili nga ne është nga Durrësi e Gjakova, jemi një gjak e një gjuhë, emocion i thellë dhe kënaqësi nga kjo mbledhje e përbashkët. Ne që po takohemi jemi pak, duhet të takohemi të gjithë aq sa jemi, aq sa shqiptarë sa ka bota. Duhet me prit për superbashkimin, kur s’ke pulën do hash shpend tjetër thotë populli. Jo rrallë Ballkani ka qenë truall i ankesës, popujt e Ballkanit e kanë traditë të kaherëshme. Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim, por askush se mohon se shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur.

Spiropali: Shqipëria është vendi kandidat me shpejtësinë më të madhe integruese, është ai vendi i rajonit që e ka merituar anëtarësimin në BE, është objektivi ynë strategjik kombëtar. Shqipëria e ka njehsuar politikën me BE, përtej debateve, të japim përgjigjet tona bashkë, samiti rikonfirmoi politikën e zgjerimit, jemi të brengosur që Kosova se s’ka fituar këtë status, nxisim 5 vendet që s’e kanë njohur ende, se nuk është mirë të lihet për më vonë, Kosova do të jetë një flamur më shumë në selinë e OKB, do vijojë të mbështesë Kosovën. Do të jetë anëtarja e 7 në Këshillin e Evropës, është çështje kohe. Herë pas here ngre krye si gjarpër i porsazgjuar në Veri të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA