U abuzua dhe u drogua nga bashkëshorti i saj për vite me radhë, reagon Giselle Pelicot: Nuk jam penduar për gjyqin publik! Qëllim im ishte…

19/12/2024 13:38

Dominique Pelicot është dënuar me 20 vjet burg pasi rekrutoi njerëz online për të përdhunuar gruan e tij.

Pas vendimit të dhënë nga gjykata franceze, Giselle Pelico u shpreh se nuk është penduar kurrë për gjyqin e saj publik. “Nuk jam penduar kurrë. Qëllimi im ishte që të lejoja shoqërinë të shihte se cfarë po ndodh. Unë kam besim në aftësinë tonë për të pushtuar kolektivisht një të ardhme në të cilën të gjithë gra, burra mund të jetojnë së bashku në harmoni, respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, u shpreh ajo.

Njëkohësisht ajo falënderoi avokatët e saj dhe Shoqatën e Viktimave, të cilët, siç tha ajo, e ndihmuan, por edhe gazetarët që e ndoqën çështjen.

Paneli prej pesë gjyqtarësh ka shpallur fajtorë të gjithë 51 burrat në gjyq, raporton Reuters.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA