Tragjedia në Tiranë/ Familjarët në Greqi ngritën alarmin pasi nuk përgjigjej në telefon, 47-vjeçari u gjet pa jetë në dhomë, dyshohet se…
19/12/2024 20:16
Të tjera detaje janë zbardhur nga tragjedia në Tiramë, ku dy persona humbën jetën si pasojë e asfiksimit nga gazi.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, bën me dije se Altin Maksuti 47 vjeç, jeton me familjen e tij në Greqi, prej disa kohësh ishte kthyer vetëm për të rikontruktuar banesën në Tiranë. I vdekur është gjetur edhe i afërmi i tij Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç.
Në polici familjarët kanë bërë denoncim pasi nuk përgjigjej në telefon. Pasi kanë shkuar në banesë dhe kanë hapur derën i kanë gjetur të dy të pajetë me ngrohësen e gazit të ndezur.
Dyshohet se kanë qenë në gjumë të dy dhe e kanë harruar. Nuk dihet saktë nëse kanë vdekur sot apo që dje.
Top Channel