Rezerva Federale ul stimujt për ekonominë në SHBA, bursat bien “pikiatë”!

19/12/2024 12:44

Mjaftoi një deklaratë e Rezervës Federale në SHBA, e cila la të kuptohet mund të ofrojë më pak stimuj për ekonominë amerikane në vitin 2025, nga ç’mendohej më pare, që të shkaktonte një tërmet të vërtetë në tregjet financiare.

Kjo bëri që aksionet në Shtetet e Bashkuara të binin në njërin prej niveleve më të ulëta për këtë vit. Bursa S&P 500 ra me 2.9%, shumë pranë humbjes më të madhe për këtë vit, ndërsa vetëm dy javë më parë pati arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Mesatarja industriale në Doë Jones humbi 1,123 pikë, ose 2.6%, dhe në bursën Nasdaq pati rënie me 3.6%. Rezerva Federale njoftoi më herët se po ul normën kryesore të interesit për herë të tretë brenda 2024-tës, duke e vazhduar kthesën e mprehtë të filluar në shtator, kur filloi të ulte normat nga niveli më i lartë i dy dekadave, për të mbështetur tregun e punës.

Tregjeve financiare në Wall Street u pëlqejnë normat më të lehta të interesit, por kjo ulje jo aq e madhe pritej tashmë gjerësisht. Pikëpyetja më e madhe përqendrohet në atë se sa më shumë do ta ulë normën e interesit Rezerva Federale vitin e ardhshëm, thotë VOA Shumë gjëra varen nga ky vendim, veçanërisht pasi pritshmëritë për një seri uljesh përgjatë vitit 2025, ndihmuan tregun amerikan të aksioneve të vendosë rekorde të reja 57 herë deri më tani në vitin 2024.

Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell shpjegoi se banka Qendrore po kërkon të ngadalësojë uljen e normës së interesit për shkak se tregu i punës duket se po funksionon mirë në përgjithësi dhe se janë rritur treguesit e fundit të inflacionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA