Rama thirrje Ministrisë së Jashtme: Shumë shqiptarë në Gjermani po kërkojnë rimarrjen e shtetësisë! Shërbim më të shpejtë

19/12/2024 10:02

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, e cilësoi votën e diasporës një mision jo i lehtë.

Ai theksoi se ky proces kërkonte një vullnet që shkon përtej ndasive partiake.

Rama:  Më vjen mirë që mund tu themi shqiptarëve në diasporë që jeta e tyre është lehtësuar, në aspektin e shërbimeve konsullore, me dokumente dhe certifikata. Sot kemi shërbime të digjitalizuar. E-Albania është në shërim të gjithë qytetarëve dhe së shpejti, vitin e ardhshëm do të lancojmë modelin e ri të Inteligjencës Artificiale në këtë platformë, dhe asistenti që është në shkrim do të kthehet i gjallë. Do të kryejë gjithë procesin e dhënies së shërbimit. Nuk do të jetë një ndërveprim si ky i sotme, do të jetë një komunikim direkt me video-call, ku në praninë tënde asistenti do ta bëjë për ty shërbimin. Ky do të jetë asistenti në mos i parë, nga të parët, në Europë”, tha ai.

Ai tha se shumë shtetas shqiptarë, po kërkojnë sërish shtetësinë shqiptare, pasi Gjermania hoqi dorë nga detyrimi për të patur nënshtetësi unike.

Rama: Gjermania ka hequr dorë nga detyrimi për të patur nënshtetësi unike dhe ka hapur rrugën për të patur dy shtetësi.  Deri dje, shqiptarët kanë hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare, për të marrë atë gjermane. Në kushtet kur kjo ka ndodhur, ka shumë shqiptarësh që po kërkojnë rimarrjen e shtetësisë Shqiptare dhe për këtë ministria e jashtme duhet të garantojnë një shërbim të shpejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA