
23/02 19:04
Tensionet dhe përplasjet nuk kanë të ndalur mes deputetëve në seancën e sotme plenare.
Në Foltore, Flamur Noka u konfliktua me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Teksa Noka mbante fjalimin, Shehaj qëndronte aty pranë, duke vazhduar me një lidhje në rrjetet sociale.
Në atë moment, Noka i afrohet Shehajt dhe tenton ta godasë, ndërsa menjëherë ndërhyri Garda dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi ndërprerjen e seancës.
Po ashtu, Mziu hodhi uji drejt Shehajt, ndërkohë që vijoi me ofendime drejtuar tij.
Top Channel