19/12 22:45
Punonjësit në shtatë qendra të kompanisë Amazon u hodhën të enjten në grevë.
Drejtuesit e sindikatës thanë se punonjësit braktisën punën të enjten pasi kompania Amazon injoroi një afat të caktuar të dielën nga sindikatat për të negociuar kontratat.
Sindikata e cilësoi atë grevën më të madhe në historinë e kompanisë. Firma Amazon thotë se nuk pret që greva të ndikojë në veprimtarinë e saj gjatë sezonit të ngarkuar të festave.
Greva po zhvillohet në shtatë qendra të shpërndarjes së dërgesave që kontrollohen nga kontraktorët në Kaliforni, qytetin e Nju Jorkut, Xhorxhia dhe Ilinoi./VOA
Top Channel