Shqipëria eksporton në një vit 20 mijë ton mandarina.
Pjesë e këtij eksporti janë edhe ato 60 ton që u bllokuan se kanë mbetje të larta me pesticide.
Dëmi material nuk është i madh por dëmi që ju shkaktua fermerëve është i jashtëzakonshëm dhe ai nuk zgjidhet vetëm me asgjësimin e kësaj ngarkese por duhen kërkuar shkaqet.
Kush i importon dhe shet këto pesticide të ndaluara dhe përse drejtoritë bujqësore në këto zona nuk informojnë dhe parandalojnë në kohë përdorimin e helmeve të dëmshme edhe për shëndetin e shqiptareve jo vetëm të europianeve.
AKU ka arritur të gjurmojë subjektin që i tregton këto mandarina dhe fermerin që i ka prodhuar por nuk ka arritur të gjejë personin që shet këto helme të rrezikshme
“Këtë problematike e kemi në ndjekje në proces. Siç thash grupet tonë të inspektimit po bëjnë hetimin e kësaj problematike. Në rast se është përdorur një pesticide i ndaluara ky pesticide është future jashtë rrugëve zyrtare. Në rast sgjurmi institucional nuk do të çoj në rezultat që ne të kemi adresa ku janë blerë këto produkte do të behet denoncimi pranë institucione e të tjera shtetërore për hetim të mëtejshëm“-shprehet Martin Jorgaqi, drejtori u menaxhimi të riskut pranë AKU.
Mandarinat që u bllokuan në vendet e Europës ishin spërkatur me dy pesticide të ndaluara si kloperifosi dhe fosmeti. Këto dy preparate bujqësore janë hequr nga lista e BE në vitin 2020 dhe 2022, e pavarësisht kësaj ato vazhdojnë të tregtohen dhe përdoren nga fermerët për të vrarë insektet që dëmtojnë mandarinat
“Dalja me mbetje të mandarinave ka shumë faktorë dhe mund të përsëritet, ajo që mua më shqetëson është se këto preprate janë të ndaluara në mënyrë kategorike për tu përdorur tek produktet bujqësore. E mua më shqetëson kontrabanda dhe këto preparate të paligjshme”-shprehet Ervin Resuli, ekspert bujqësie.
E pas këtij skandali konsumatori bën pyetjen a janë të sigurta mandarinat në tregun tonë
“Mandarinat në treg janë shumë të sigurta dhe asnjë kokërr prej këtyre mandarinave nuk është hedhur në treg, pasi ato janë asgjësuar“-shprehet Jorgaqi.
Përdorimi i pesticideve nuk është në standardin e duhur, fermerët zgjedhin të përdorin preparate të ndaluara për të shpëtuar frutat dhe perimet nga sëmundjet, por nga ana tjetër ata vënë në rrezik shëndetin tonë.
Edhe pse sistemi raff ka njoftuar disa herë përdorimin e këtyre preparative, historia vazhdon dhe tregtarët e heleme të rrezikshme vazhdojnë punën e tyre pa u ndëshkuar nga askush.
Top Channel