Asgjësohen 20 ton mandarina! U kthyen nga vendet e BE-së sepse kishin lëndë të rrezikshme për shëndetin
19/12/2024 17:43
Mbi 20 mijë kg mandarina janë asgjësuar sot në një pikë grumbullimi për eksport në Divjakë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Ato janë kthyer nga BE pasi përmbajnë substancat te ndaluara te përdorura nga kultivuesit.
Pas kësaj fushate për asgjësimin e prodhimit shqiptar me pesticide mbi normat e lejuara do të nisin edhe kontrollet nëpër farmacitë bujqësore për të pare nëse tregtohen pesticide te ndaluara.
Një fermer nga fshati Thane në Lushnjë tregon se nuk di çfarë pesticidesh përdor për mandarinat. Ai thotë se blen atë qe i japin shitësit.
Vendet e BE kanë kthyer produktet për eksport të prodhuara në Berat dhe Fier pasi përmbanin lëndë të ndaluara.
Top Channel