Trafiku i gomoneve nga Franca drejt Anglisë vijon ‘i patrazuar’ megjithë vdekjet dhe ndjekjen e policisë (fotot)

18/12/2024 18:44

Pamje të reja shokuese tregonin sot trafikantë që nisnin barkat me emigrantë nga veriu i Francës drejt Anglisë teksa numri të mbërriturve për këtë vit ka kaluar 34,000.

Të paktën 73 njerez kanë humbur jetën në tentativën e tyre, duke e bërë 2024 vitin më vrasës për fenomenin e pandalur, shkruan rrjeti AFP.

Që prej shfaqjes këtu të gomoneve në vitin 2018 kalimet drejt Anglisë janë zhvilluar më shumë dhe trafikantët nuk marrin parasysh asnjë rrezik”, thotë prefektura franceze e Prémar.

Barkat janë të cilësisë së dobët dhe të papërshtatshme kalimin e ngushticës Pas-de-Calais, pa llogaritur që aty kalon rreth 25% e trafikut botëror detar, specifikojnë më tej zyrtarët.

Në vitin 2024, sipas tyre barkat kanë një mesatare prej 54 njerëzish në çdo kalim, në një mbingarkesë që shton rreziqet e mbytjes.

Megjithëse policia e të dyja vendeve thotë se punon për ndalimin e trafikut dhe kapjes së trafikantëve, zonat e nisjes në bregdetin francez duket se po shtohen, duke u shtrirë deri në gjirin Somme apo Dieppe në jug, ku lundrimi emigrantëve drejt brigjeve angleze bëhet edhe më i gjatë.

Zyrtarët thonë se emigrantët janë të vendosur për të arritur në Angli dhe pranojnë ndihmë nga shërbimet e shpëtimin vetëm ‘si një shpresë e fundit’.

Sipas prefekturës së Pas-de-Calais, 5,800 janë shpëtuar në det në 2024 dhe rreth 871 tentativa kalimesh janë parandaluar nga autoritetet franceze.

Numri i të ardhurve në Angli vijon të shumëfishohet teksa prefektura franceze i vë fajin bandave të trafikut që “nuk kanë konsideratë për jetën njerëzore”. /AFP/

FOTO GALERI
2/11
Zyrtarët thonë se emigrantët janë të vendosur për të arritur në Angli dhe pranojnë ndihmë nga shërbimet e shpëtimin vetëm ‘si një shpresë e fundit’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA