Këngëtarja e njohur shqiptar, e kthyer në vëmendje ditëve të fundit pasi u gjet në një stacion metroje në New York, është shfaqur sot më e bukur se kurrë.

Pamjet i ka publikuar biznesmeni shqiptar Elton Ilirijani, i cili mori përsipër strehimin e saj.

Simaku shfaqet e grimuar dhe në supe mban flamurin shqiptar, të cilin në një moment e puth.

Mbrëmjen e djeshme, në një lidhje telefonike me Top Albania Radio, biznesmeni Ilirjani deklaroi se Parashqevia ishte në gjendje të rëndë psikologjike për shkak të djalit që nuk e ka takuar prej kohësh.

“Elona e dashur, kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj. Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki.

Për herë të parë në jetën time ndihem shumë i trishtuar. Është një situatë shumë komplekse. Ajo donte që të dilte, të shijonte një moment të bukur. Ma kërkoi dhe tha ‘dua të këndoj’. Kishte dëgjuar që shqiptarët kishin folur që ajo nuk e donte Shqipërinë e prandaj dolëm atë ditë dhe tha që ‘dua të ndihem si Hirushja’. Unë bëra çdo gjë sipas kërkesës së saj dhe çdo gjë tjetër. Edhe sot prapë do t’i lutem që të bëjmë çfarë të dojë ajo, por e vetmja gjë që do ajo është të takojë djalin e saj. Kaq. Asgjë tjetër. Nuk i duhen as paratë, as fama, asgjë. Do djalin e saj”-u shpreh Ilirjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA