Nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit mes Shqipërisë dhe BE-së, kryeministri Rama: Lidhja jonë është e pandashme! Kemi kaluar rrugë të gjatë…

18/12/2024 12:54

Marrëveshja e Partneritetit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes u nënshkrua sot në Bruksel.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka ndarë pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes mes Përfaqësueseve të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas me ministrin për Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Është një ditë e gjatë dhe një ditë e rëndësishme për ne, sepse kemi Samitin vjetor me Bashkimin Europian. Ndërkohë, u zgjuam me një ndjesi të këndshme se tashmë kemi hapur një tjetër grupkapitujsh. Kështu që është një moment shumë i mirë, por para së gjithash, dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju uruar për këtë emërim dhe t’ju themi se ndihemi të privilegjuar  sepse kemi kaluar një rrugë të gjatë dhe dini çfarë do të thotë të lindësh dhe të rritesh në një diktaturë, pastaj të luftosh për lirinë dhe më pas të luftosh për të ndërtuar demokracinë dhe zhvilluar shoqërinë.

Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë.

Dua të shpreh falënderimet e mia për Bashkimin Europian, për të gjithë ata, që në emër të Bashkimit Europian po punojnë për të shtyrë përpara këtë agjendë të ribashkimit të plotë të Europës.

Kështu që, faleminderit ju dhe faleminderit gjithashtu të gjithëve dhe faleminderit atyre që na pritën!”, u shpreh kryeministri Rama.

“Bruksel- Nënshkrim i Dokumentit të Partneritetit me Bashkimin Europian mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas me ministrin për Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA