Milionerja e famshme e rrjetit akuzohet për ‘terror psikologjik’ ndaj punonjësve e shërbëtorëve (fotot)

18/12/2024 15:28

Milionerja suedeze Matilda Djerf njihet në rrjet si ‘influencuesja’ më e modës, me flokët e saj bionde, buzëqeshjet joshëse dhe stilin e përkryer të veshjes, por anëtarë të stafit të shtëpisë së saj e akuzojnë tashmë taktika turpëruese dhe poshtëruese në vendin e tyre të punës.

3 milionë ndjekësit e saj në Instagram shikojnë postimet e përditshme të jetës ‘së përkryer’ të 27-vjecares Matilda që shpesh shëtit me kalë në zonat luksoze rurale të Anglisë, pozon në ballkonin e saj në Paris me pamje nga Kulla Eiffel; ose relaksohet në jaht në diellin e Mesdheut.

Djerf ka krijuar gjithashtu kompaninë e saj të veshjeve dhe përkushtimi i saj ndaj stilit i ka dhënë një vend në listën e revistës Forbes mes ‘personave më me influencë nën moshën 30-vjeç’.

Rrjeti Daily Mil shkruan meironi se në dyqanin e saj në Londër kishte “radhë të gjata” për të blerë bluzat e saj 165 paundë, xhinse duke filluar nga 120 paundë apo minifunde prej 70 paundë.

Por kësaj jave gjërat u prishën me ndjekësit pasi Matilda e gjeti veten në qendër të një ‘stuhie’ online kur një artikull në gazetën suedeze Aftonbladet mbante dëshmitë e 11 punonjësve të shkuar dhe aktualë të shtëpisë e biznesit të saj, që e akuzonin për  një fushatë terrori psikologjik ndaj tyre.

Akuzat varionin nga ofendimet personale ndaj anëtarëve të stafit te bullizimi, gjuha turpëruese dhe ironi me peshën apo veshjen e tyre “të padenjë”.

Disa punonjës tregonin se sjellja e milioneres i kishte shkaktuar ankth e panik, madje dhe probleme me gjumin, duke thënë haptazi se ishin “të tmerruar’ nga Matilda.

Në një prej dëshmive në artikull thuhet se e reja e pasur kishte detyruar një punonjëse të dyqanit të saj të pastronte tualetin e saj personal.

“Ne për të nuk ishim as njerëz e as kolegë. Çdo ditë njerëzit bullizohen aty”, tha një burim i njohur si ‘Stina’ për gazetën.

Ndërsa ‘Anna’, e cila është larguar tashmë nga puna, thotë se ishte vendi më i keq i punë që ka parë ndonjëherë.

“Nuk kam parë kurrë njerëz kaq të demoralizuar. Shihje njerëz duke qarë dhe mendoje ‘A do të më bëjë për të qarë sot?”’

Akuzat bien në kundërshtim me imazhin “ylit të rrjeteve sociale” që Matida projekton në rrjet dhe kanë dëmtuar biznesin e saj, shkruan Daily Mail.

Por modelja ka lëshuar tashmë një kërkesë ndjese duke thënë se “i merr shumë seriozisht kritikat”, teksa shton se nuk do të komentojë për çështjet e veçanta, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA