Meksika i kërkon SHBA t’i dorëzojë porositësin e ekzekutimit të gazetarit investigativ (fotot)

18/12/2024 17:51
Valdez ka fituar çmime për gazetarinë e tij të trafikut të drogës në kontinent

Qeveria e Meksikës i ka kërkuar sot SHBA të ekstradojë nje ish krye-trafikant drogash që besohet se ka organizuar vrasjen e gazetarit të njohur vendas Javier Valdez në vitin 2017.

Valdez, i cili ka fituar çmime për gazetarinë e tij të trafikut të drogës në kontinent, u vra në një sulm me armë në qytetin Culiacán në maj 2017.

Zyrtarët meksikanë thonë se vrasja është porositur nga Dámaso López Serrano, një ish-drejtues i kartelit meksikan të drogave Sinaloa.

López Serrano është arrestuar së fundmi në Virginia me akuza trafiku të drogës se rende sintetike fentanil, që ka shkaktuar qindra vdekje në SHBA.

Në konferencën e shtypit të kësaj jave kryeprokurori meksikan Alejandro Gertz tha se López Serrano ishte “ideatori” i vrasjes së Valdez.

“Ne kemi kapur pjesën tjetër të autorëve dhe ata janë në burg,” tha Gertz.

Ai shtonte se Meksika ka kërkuar disa herë ekstradimin e tij por SHBA ka refuzuar duke quajtur López Serrano “dëshmitar i mbrojtur” që u ka dhënë atyre “shumë informacione”.

Hetuesit thonë se López Serrano urdhëroi vrasjen e Valdez prej dokumentimit të gazetarit të luftës së brendshme të bandave në kartelin Sinaloa.

Babai i López Serrano, Dámaso López Núñez, konsiderohej si një nga njerëzit kryesorë të Joaquín “El Chapo” Guzmán.

Pas arrestimit të Guzmán besohet se ka nisur lufta e brendshme e bandave për kontrollin e kartelit dhe trafikut, shkruan rrjeti BBC.

Të dhënat e ‘Reporters Without Border’ tregojnë se më shumë se 100 gazetarë janë vrarë në Meksikë që prej vitit 1994./BBC/

FOTO GALERI
2/3
Zyrtarët meksikanë thonë se vrasja është porositur nga Dámaso López Serrano, një ish-drejtues i kartelit meksikan të drogave Sinaloa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA